Stephen Hawking: Ja si po e shkatërrojmë njerëzimin - Bota Sot
Stephen Hawking: Ja si po e shkatërrojmë njerëzimin

Speciale

Stephen Hawking: Ja si po e shkatërrojmë njerëzimin

Më: 19 janar 2016 Në ora: 13:36

Njerëzimi është në rrezik nga një seri rreziqesh që janë prodhuar nga vetë ai.

Kështu paralajmëroi një nga njerëzit më të zgjuar në planet, profesori Stephen Hawking.

Duke folur për BBC, ai tha se lufta bërthamore, ngrohja globale dhe viruset e modifikuara gjenetikisht janë mes skenarëve që mund të sjellin fundin e jetës.

Ai tha se progresi i mëtejshëm në shkencë dhe teknologji mund të krijojë rruugë të reja për t’i bërë gjërat gabim.

Sipas tij, njerëzimi duhet të krijojë koloni në planete të tjera, për të qenë në gjendje të mbijetojë.

“Edhe pse shanset e një katastrofe në planetin Tokë mund të duken të vogla, ato shtohen me kalimin e kohës dhe mund të bëhen thuajse të sigurta në një mijë apo dy mijë vitet e ardhshme”.

“Deri në atë kohë duhet të jemi shpërndarë në hapësirë, në yje të tjerë, kështu që një katastrofë në Tokë nuk do jetë fundi i racës njerëzore”.

“Megjithatë, ne nuk do ngremë dot koloni në hapësirë për të paktën 100 vitet e ardhshme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë”.

Sipas BBC, është ironik fakti që një figurë kaq e njohur e shkencës e sheh shkencën si burimin e kërcënimeve të reja.

“Ne nuk duhet të ndalojmë progresin, ose ta kthejmë mbrapsht, por duhet të njohim rreziqet e tij dhe t’i kontrollojmë. Jam optimist dhe besoj se mundemi”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...