Hapen rrugët për De Biasin, trajneri i Polonisë jep dorëheqje

Sport Plus

Hapen rrugët për De Biasin, trajneri i Polonisë jep dorëheqje

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 15:51
De Biasi

Giani De Biasi pak ditë më parë u shpreh se e ardhmja e tij do të ishte në pankinën e një ekipi kombëtar dhe se nuk mund ta tregonte emrin pasi ishte duke luajtur në Kupën e Botës. Tashmë duket se është zbuluar diçka më shumë dhe flitet se italiani do të zëri vendin e Adem Naualka tek Polonia.

Polonia u eliminua që në fazën e grupeve në Botërorin e Rusi 2018. Pas kthimit në vendlindje trajneri Adam Navalka, ka dhënën dorëheqjen, duke lënë bosh kështu stolin e Polonisë pas dështimit. Përgjegjësia e trajnerit ishte se ai nuk e mbajti të bashkuar ekipin.

Për të zënë vendin e Navalkës, presidenti i Federatës polake të Futbollit ka menduar dy emra, dy trajner italiane.  Për t’u ulur në stolin e Polonisë njëri nga emrat është Gian De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë dhe Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë.

Ditë më parë De Biasi kishte pohuar për mediat se ishte në pritje për të marrë drejtimin e një kombëtare pjesëmarrëse në Botëror.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat