Raif Musa del nga vetja: Marre ju koftë!

Sporti

Raif Musa del nga vetja: Marre ju koftë!

Nga: K. Goca Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 12:32
Raif Musa del nga vetja: Marre ju koftë!

Jo të gjithë dalin të buzëqeshur, të kënaqur e të gëzuar nga zgjedhja e sportistëve më të mirë, dikush del i revoltuar, i hidhëruar dhe del edhe nga vetja, sepse nuk pajtohet me kriteret. Raif Musa, trajner i klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, del nga vetja dhe atakon komisionin. “Zgjedhja e Sportistit të vitit në Ferizaj dhe nënçmimi i vlerave sportive.

Komisioni i thirrur "profesional" që nuk dijn me i nda moshat?!,
Çfarë kuti apo kriteri paskan ata "profesionista" a thue???
Kadetët i kishin bërë Pionerë, kurse Pionerët i kishin bërë Junior, Juniorët në Senior vetëm e vetëm me i arrit kalkulimet nepotiste dhe orekset naive që vetëm ata e dijn vet PSE?!
Kur dihet botërisht se:
Pionerët janë U12 deri në 13 vjeç,
Kadetët janë U14 deri në 15 vjeç,
Juniorët janë 16/17 vjeç
Seniorët janë mbi 18 vjeç, këtu hyjn edhe U21.
Amani ju koftë, mos bëni hajgare me inteligjencën tonë, mos bani hajgare me djersen dhe punën e trajnerëve, mos bani hajgare me djersen dhe vullnetin e të rinjve, se nuk ju lanë as Vardari (thotë një fjalë e urtë popullore).

Marre ju koftë!”, shkruan Musa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat