Komuna e Skenderajt shpërblen sportistët e vitit

Sporti

Komuna e Skenderajt shpërblen sportistët e vitit

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:21
Komuna e Skenderajt shpërblen sportistët e vitit

Komuna e Skenderajt gjatë ditës së sotme i ka shpërblyer më të mirët e vitit nga fusha e sportit.

Arritjet dhe sukseset e mëdha gjatë vitit të fundit ka bërë që futbollisti i “KF Drenica”, Kreshink Uka të shpallet futbollisti i vitit.

Ndërsa, për angazhimin dhe sukseset gjatë sezonit të kaluar klubi më i mirë është shpallur klubi i futbollit, “KF Drenica”.

Kurse, trajneri i këtij klubi Tahir Lushataku u shpall trajneri i vitit.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë Komunë, Ramiz Shala u shpreh se fal punës së palodhshme të punonjësve të sportit, ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për të gjithë sportistët e Skenderajt.

Ai tha se sukseset përfshijnë klubet e futbollit, volejbollit e shumë të tjerë.

Shala: Gjitha sukseset janë arritur falë punës së palodhshme

“Bashkë në Skenderajn tonë kemi përmbyllur një vit suksesesh, në gjitha sferat e sporteve në Skenderaj. Sigurisht secili prej nesh në këtë fundivit radhit sukseset dhe pse jo dhe dështimet, sepse në sport janë prezente dhe fitoret dhe humbjet. Si tip jam i prirur të flas vetëm për fitoret. Fitoret tona të përbashkëta në futboll, volejboll, basketboll, në shahë se përherë të parë kemi klubin e mundjes, këtë vit e kemi riaktivizuar... këto janë bërë fal punës së palodhshme të punonjësve në sport, trajnerëve të suksesshëm. Në futboll ju e dini se pas shumë e shumë përpjekjeve kemi arritur të konsolidojmë KF Drenicën të cilën po e presin organizime dhe më të mira...në secilin hap tonin të përbashkët nuk kanë munguar ndonjë herë vështirësitë edhe pamundësitë e komunës që të jetë përkrahë për shumë arsye sportistëve tanë, të klubeve tona, të cilët mungesa e buxhetit ka bërë që të mos jemi sa duhet përkrahë tyre”, tha ai

Ndërsa, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi tha se në bazë të bashkëpunimit që kanë pasur me kryetarin e komunës së Skenderajt, kanë arritur që të investojnë në këtë të fundit.

Ademi: Investimet tona kanë ardhur bazë bashkëpunimit me Bekim Jashari

“Ne si FFK- kemi gjetur rastin me kontribuar as sa kemi mundësi në këtë komunë, por në këtë komunë kemi kontribuar se kemi gjetur një bashkëpunim të shkëlqyer nga kryetari Bekim Jashari, i cili me pjesë. e tij që e ka pasur njo obligim por të kërkuar nga ne, gjithmonë na ka dalur më ndihmë, dhe ne e kemi gjetur vetën të bëjmë për këtë trevë, sepse ka sportistë të mirë”, tha kryetari, Ademi.

Ndër të tjera, u janë ndarë mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për sportin në komunën e Skenderajt. Përfshi FFK-në dhe gjeneratat e reja.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte dhe kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashatri,sekretari i i FFK-së, Erolld Salihu dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat