Mrekullia e Fahri Mahallës, 40 vite... sfidoi edhe Serbinë shoveniste

Sporti

Mrekullia e Fahri Mahallës, 40 vite... sfidoi edhe Serbinë shoveniste

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 19:47
Mrekullia e Fahri Mahallës, 40 vjet... sfidoi edhe Serbinë shoveniste

Mrekullia e prof. Fahri Mahallës, ndryshe nuk mund të gjejmë asnjë shprehje tjetër për arkitektin e karatesë, sepse i hyjmë në hak! Ai është baba i karatesë ferizajas, njeriu që në vitin 1978 e themeloi klubin e karatesë Kastriotin nga Ferizaj. Klub që kaloi periudha të ndryshme, sfida e deri te sukseset e mëdha. Klub që krijoi kampionë të shumtë, por që dha edhe shumë luftëtarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK) mbase edhe shumë dëshmorë. Klub me emrin aq të bukur Kastrioti, ishte ther në sy për pushtuesin serb, sidomos në vitet e 90-ta, kur Serbia shoveniste okupoi tërë Kosovën.  Vëllezërit Mahalla kurrë nuk u dorëzuan dhe luftuan me të gjitha mjetet që kishin, ndërtuan sallën e improvizuar sportive në rrugën e Pleshinës në Ferizaj, aty i zhvilluan edhe shumë aktivitete të sporteve luftarake në kohën e okupimit, pra në vitet e 90-të. Ishte një streh e fuqishme, aty ku edhe u formuan shumë luftëtarë për ta kapur pushkën kundër Serbisë shoveniste.

Image

40 vite të klubit, 40 vite sfidë e krenari.  Fahri, Gani (trajner), Rexhë, Sylë, Haki, Nebiu e Halili (kryetar klubi), shtatë vëllezër, shtatë trima, që dhanë shumë për sportin. “Për 40 vite me punë të pandalshme, qindra mijëra trofe e dekorata të fituara, vetmohim, sakrificë, djersë e mund për rinin ferizajase nga prof. Fahri Mahalla dhe stafi teknik i Kastriotit. Por, kjo kala e sukseseve, vetëm e preu tortën e 40, sepse do të vazhdoj tutje të udhëheq sikurse gjithnjë në arena sportive kombëtare e ndërkombëtare.

Image

Falenderojmë të gjithë ata që ndanë kohën me ne për këtë festë: Kryesuesja e Asambles komunale, Kristina Gashi-Bytyqi; Drejtoresha e DKRS, Xhemile Murati-Shabani; Kryetari i Akademisë Shqiptare të Karatesë, Prof. Besnik Murati; - Anëtari i kryesisë së Akademisë Shqiptare të Karatesë, Prof.Abedin Zymberi; veterani dhe themeluesi i shumë klubeve të Karatesë në Kosovë Prof. Nagip Murati;  Kryetrajneri i K.K.Dardania në Prishtinë, z.Shumzim Krasniqi, Përkrahësi i Kastriotit , Prof.Dr.Liman Rushiti - Ish anëtari dhe përkrahësi i Kastriotit, Mustaf Gashi; Humanisti i madh Milaim Jashari; përkrahësi i pandalshëm Qamil Bytyqi dhe shumë e shumë anëtar e ish anëtar të Kastriotit që ndër vite ishin pjesë aktive e kësaj kalaje sportive”, thuhet nga KK Kastrioti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat