Diellza, Blina, Valza, Alma e Erza, emra që po vijnë

Sporti

Diellza, Blina, Valza, Alma e Erza, emra që po vijnë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
Diellza Mahalla, Blina Sadiku, Valza Loki, Alma Loki e Erza Saliu e Halil Mahalla

Karateja është sport që shumë të rinj dhe të reja e duan në vendin tonë. Emrat që po vijnë në karate janë edhe disa të klubit të karatesë Kastrioti nga Ferizaj, siç janë Diellza Mahalla, Blina Sadiku, Valza Loki, Alma Loki e Erza Saliu.

“Erza Saliu është kampione mbarëkombëtare në lufta për 2018 dhe Alma Loki po ashtu kampione mbarëkombëtare në kata, të gjitha janë kampione të mëdha dhe pritet shumë suksese të këtyre vajzave, po ashtu edhe nga shumë të tjera vajza dhe djem”, tha për kryetari i klubit, Halil Mahalla për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat