Media serbe raporton kinse me shqetësim për një fenomen në Kosovë dhe Shqipëri!

Sporti

Media serbe raporton kinse me shqetësim për një fenomen në Kosovë dhe Shqipëri!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:46
Ilustrim

Media serbe me një shqetësim, një farë ‘Kurir’ raporton për bastet sportive që janë ndaluar në fillim të vitit 2019 në shtetin e Shqipërisë.  Kjo media serbe shkruan mes të tjera, që nga fillimi i vitit 2019, janë ndaluar lojërat online, si dhe janë ashpërsuar rregullat për kazinot që janë pranë shkollave dhe hoteleve me pesë yjeve. “Fillimi i vitit të ri në Shqipëri ka sjellë ndryshime të mëdha, pasi që me ligj ndalohen plotësisht bastet sportive dhe basti në internet”, raporton media serbe. Kjo media pothuajse po shqetësohet, duke shkruar se lojërat e fatit, mbizotëronin gjithnjë, e cila krijonte dhunë, varfëronte shumë familjet dhe mbushte xhepat e kriminelëve.

“Një vend me 2.8 milionë banorë që nga 1 janari, ka mbyll 4.300 lokale bastesh. Kompanitë e bixhozit në internet kanë filluar të lëvizin në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë e Metohi deri në fund të vitit 2018”, shkruan ky medium. Sipas një studimit të Universitetit të Tiranës, gjatë vitit 2018, rreth 70 për qind u ankuan për probleme psikike dhe me stres. "Bixhozi është shkaku i drejtpërdrejtë i dhunës në familje, prandaj shumë familje janë prekur nga një krizë e madhe", thotë mes të tjera Iris Luarasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat