Për herë të 4-të me radhë, ShGSK organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala”

Sporti

Për herë të 4-të me radhë, ShGSK organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala”

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:23
Pamje nga konferenca

Për herë të 4-të me radhë, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala” për gazetarinë sportive. Në një konferencë të mbajtur të shtunën në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, nënkryetari Edmond Thaçi dhe sekretari Arlind Sadiku, shpalosen agjendën dhe detajet e dy aktiviteteve kryesore të SHGSK-së që do të zhvillohen të premten me 11 janar.

Nga ora 10:30 në Palestrën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, do të filloj turneu “Burim Hatipi” në nderim të doajenit të gazetarisë sportive dhe ish futbollistit të Prishtinës. Në këtë turne do të marrin pjesë tetë skuadra. Federata Sportive e Punëtorëve të Kosovës, Forcat e Armatosura të Kosovës, Policia e Kosovës, Komiteti Olimpik i Kosovës, Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit, FC Prishtina dhe dy ekipe nga Gazetarët Sportivë të Kosovës. Nga risitë e turneut është cmimi për golashënuesin më të mirë që është emëruar “Fadil Vokrri”.

Në të njejtën ditë nga ora 17:00 në Hotel Sirius në Prishtinë, zhvillohet ceremonia “Ali Shala” për zgjedhjen e punimeve më të mira nga gazetarët sportivë në vitin 2018. Këtë vit ka pasur rekord aplikime nga gazetarët dhe fotoreporterët. Gjithsej 16 kandidatë kanë aplikuar për 3 kategori të ndryshme “Shkrimi më i mirë 2018”, “Kronika më e mirë” si dhe “Fotografi më i mirë”.

Komisionet vlerësuese përbëhen si vijon:

- Kategoria: Kronika më e mirë (TV ose Radio)

Besim Abazi

Fatos Berisha

Arbër Avdyli

- Kategoria: Shkrimi më i mirë (Gazetë ose Portal)

Faton Abdullahu

Prof. Shkumbin Munishi

Lumnije Morina

- Kategoria: Fotografi më i mirë

Prof. Visar Mulliqi

Prof. Mirsad Lushtaku

Mina Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat