Disa qytetarë francezë i drejtohen të fortit të Kosovës, që e bllokoi personin e armatosur  

Sporti

Disa qytetarë francezë i drejtohen të fortit të Kosovës, që e bllokoi personin e armatosur  

Nga: Kemajl Goca Më: 8 janar 2019 Në ora: 11:34
Disa qytetarë francezë i drejtohen të fortit të Kosovës, që e bllokoi personin e armatosur  

Disa qytetarë francezë i janë mirënjohës të fortit të Kosovës, Bujar Muli, i cili me 1 janar bllokoi një person të armatosur francez, që të futet brenda diskotekës. Muli është sportist i peshave të rënda, po ashtu edhe me dy duart e tija ndal veturën pavarësisht se sa i jep gaz ose edhe me shpinë çon lart traktorin. Ai ka dërguar një video se si qytetarët francezë e falënderojnë në gjuhë franceze Mulin!

Disa e falënderojnë që i ka mbrojtur, disa thonë se falë teje nuk ndodhi më e keqja apo nuk u realizua një veprim i keq, e kështu me radhë. Muli ndihet krenarë për veprën që ka bërë dhe që nuk ka ndodhur më e keqja. Sipas Mulit, këta ishin brenda diskotekës atë ditë të hershme të mëngjesit, që normalisht kishin panik të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat