Klubi nga Kosova që e sundonte Serbinë dhe Ish Jugosllavinë në vitin 1955, 57’! Një sport që sot vetëm emrin e ka!

Sporti

Klubi nga Kosova që e sundonte Serbinë dhe Ish Jugosllavinë në vitin 1955, 57’! Një sport që sot vetëm emrin e ka!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:18
Gazeta e sportit të Rilindjes, 8 gusht 1959

Dikush thotë se Kosova nuk ka pasur kurrë sport të lundrimit, por dikush e ka edhe gazetën e ruajtur të para 60 viteve, që paraqet një histori aq interesante e të rrallë! Nuk është futbolli, as basketbolli, as hendbolli, as skijimi, as volejbolli, por lundrimi! Klub i lundrimit Trepça nga Mitrovica, sipas sportit të gazetës ‘Rilindja’ të asaj kohe, shkruante (me 8 gusht të vitit 1959) se klubi lundrimi Trepça është themeluar në vitin 1946.  

Të dhënat u siguruan nga Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës. Haliti e ka gazetën e asaj kohe dhe tregon se ishin sundues për Serbi e për ish Jugosllavi. Një klub nga Kosova, një klub shqiptar, e  sundonte Serbinë dhe ish Jugosllavinë, pa dyshim se ka qenë më shumë se mrekulli, aq me tepër me lundrim. Kemi traditë apo jo, nuk është sport i panjohur, por që dikur ishim kampionë.

Image

Ilustrim

“Dikur para 13 vjete (1946) u formue për herë të parë shoqnija e lundrimit, si degë e Teknikës popullore. E tillë ishte deri në vitin 1955 kur me vendimin e Lidhjes së Lundërtarëve të Serbisë, formohet shoqnija e lundërtarëve Trepçë.  Ishte vjeti 1954 lundërtarët e Trepçës më modesti udhtuen për Lubjanë për të marrë pjesë në garat federative.

Në qëllim mbërritën vetëm disa sekonda mbas fituesëve dhe zunë vendin e dytë. Ky deri atëherë ishte suksesi më i madh i tyne. Një vjet më von në Tacn afër Lubjanës, bahen kampion shteti dhe fitojnë trofeun më të çmueshëm të lundërtaris. Dy aniarë të Trepçës, Vlladimir Groti dhe Nazmi Jolla bahen anëtarë të reprezentacionit të Jugosllavisë. Titullin e kampionit shtetnor e fitojnë edhe vjetin 1957. Këtë vjet fituan trofeun për kampion Serbisë dhe Jugosllavisë”, kishte shkruar mes të tjera “Rilindja” e asaj kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat