Dhjetë sportistët që do të përfitojnë bursa nga MKRS-ja

Sporti

Dhjetë sportistët që do të përfitojnë bursa nga MKRS-ja

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:06
Pamje nga mbledhja

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 28-të, të mbajtur ka bërë përzgjedhjen e dhjetë sportistëve të rinj, të cilët do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike 2019 nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren nr.03/2013. “Përzgjedhja e tyre është bërë pas propozimeve të dërguara nga federatat dhe bazuar në rezultatet e arritura në garat vendore dhe ndërkombëtare. Listës prej dhjetë sportistëve iu prijnë dy xhudistët: Erza Muminoviq, medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj në Buenos Aires 2018 të Argjentinës, njëherit kampione e Evropës për kadete (U-18), si dhe Shpat Zeja, nënkampion i Evropës për junior (U-20).

Dy sportistë u përfshinë edhe nga atletika: Muhamet Ramadani dhe Albina Deliu. Sportistët e parë do të marrin bursa nga MKRS në vlerë 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2019”, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.  Dhjetë sportistët që do të përfitojnë bursa nga Ministria e Sportit e Kosovës në vlerë 150 euro si Shpresa Olimpike 2019, janë Erza Muminoviq (xhudo), Shpat Zeka (xhudo), Muhamet Ramadani (atletikë),  Betim Maliqi (karate), Patriot Behrami (boks), Dren Ukimeraj (not), Arlind Selimi (mundje), Arbi Pupovci (skitari), Albina Deliu (atletikë) dhe Fatih Karabaxhaku (pingpong). Ky është një lajm i mirë për këta sportistë të përzgjedhur dhe një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për të synuar rezultate edhe më të mira gjatë këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat