Në Kosovë je m... e kurvë sa je gjallë, kur të vdesësh bëhesh legjendë!  

Sporti

Në Kosovë je m... e kurvë sa je gjallë, kur të vdesësh bëhesh legjendë!  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 22 janar 2019 Në ora: 15:11
Ilustrim

Sa të pafytyrë jemi! As vet nuk e kuptoj pse jemi të tillë! Nuk i respektojmë vlerat sa i kemi gjallë, kur vdes thurin elozhe për të dhe e bëjnë legjendë! Legjendë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, ose kisha nderin sa ishe gjallë e ndeja me ty! E vërteta është ndryshe! Nëse është femër, sa është gjallë, nëse ia kanë inati, i thonë: kurva po na shet mend, nuk ka mbetur kush pa i hip! Nëse vdes, kjo ikona apo legjenda që kishim, na ka ndritur fytyrën!

Sa të jesh gjallë, të quajnë një maje m...një bërllok, palaqo e gjithçka tjetër! Kosova ka një numër mjaft të madh të sportistëve që kanë lënë gjurmë në periudha të ndryshme. Që nga vitet e 50-ta e deri me tash! Kush janë ata? Nëse janë gjallë, nuk janë askushi, nuk trajtohen si duhet!  Disa i quajmë qen, disa m... disa bërllok, disa të luajtur mëndësh e budalla, rrallë ndonjë që na del i mirë! I mirë është ai që ta bën rrafsh, ai që të kundërshton është maja e m... dhe një bërllok e një nevojtore.

Nuk e durojmë nëse dikush na thotë: Këtu nuk e ke mirë, sepse i çojmë hundët lartë! Ta mbajnë kokën shtrembër dhe thonë, ky është bajlozi, ky është matrapazi, ky nuk di gjë, sepse nuk pajtohet me profesionalizmin e tij.  Vdiq legjenda e futbollit e Kosovës, Fadil Vokrri, vërshuan rrjetet sociale me të madhe: Legjenda jonë, bile edhe ata që e kishin sharë natë e ditë, e quanin legjendë! Vdiq Agim Binaku, i thurni elozhe dhe e quanin legjendë e komentimit, një gazetar që nuk lind shqiptaria. Vdiq trajneri i volejbollit Jusuf Bytyqi, u bë krenaria e qytetit dhe e Kosovës. Sa ishte gjallë, nuk bëhej fjalë për legjendë, kur vdiq legjendë!

Dhe me 21 janar 2019 vdiq ish portieri i mirënjohur i Kosovës në hendboll, Skënder Sahiti, vërshuan rrjetet sociale, legjenda e ‘krali’ jonë! E di sa ‘krali’ i madh ka qenë Skënder Sahiti për disa sa ishte gjallë ‘krali’ jonë! Vdiq e u varros sot, dhe tani është legjendë. Nëse je gjallë, nuk je legjendë, por kur vdesësh je legjendë, se nuk je më  i rrezikshëm për pozitën e askujt! Kosova nuk i ka një milionë sportist kulmorë, as 100 mijë, as 10 mijë! Pse këta sportistë, që kishin suksese kulmore në ish Jugosllavi, si në futboll, në basketboll, në hendboll, në skijim, në volejboll, në mundje, në xhudo etj. nuk e gëzojnë një pension të merituar apo të dinjitetshëm për të jetuar. Sot në Kosovë shumica e sportistëve me emra nuk gëzojnë një status të një pensionit të dinjitetshëm! Ka prej tyre që kushtet nuk i kanë si duhet dhe bëjnë jetë ma keq se qeni! Kur vdes, atëherë çohen dhe të bëjnë legjendë, të vënë kurora, të lexojnë letra dhe të thurin fjalë si burrështetas!

Çfarë më duhet kurora e fjalë të mëdha, sa kesh gjallë nuk ma rrase dhe as një vend pune nuk ma gjete, as nuk mendove për pension tim, e sot vjen të varri e më vajton.  Sa isha gjallë nuk të ra në mend as si komunë as si shtet të mendosh për meritat e mija, sepse kishe punë tjera të vraposh pas interesit tuaj ose pas shvarlekave. Mjerimi nuk ka kufij.  A ka poshtërsi më të madhe, se sa je gjallë nuk të llogarisin për njeri, kur vdesësh bëhesh legjendë e krenari e të gjithëve.  Poshtërsia nuk ka kufij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat