Emocionuese apo jo, parada e sportistëve të Kosovës në vitin 1979!

Sporti

Emocionuese apo jo, parada e sportistëve të Kosovës në vitin 1979!

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2019 Në ora: 19:06
Sipas Mahallës, në foto janë Njazi Lohaj, Gani Mahalla, Shaip Rexhepi, Nevzat Osmani dhe prapa  Milazim Jashari e Rexhë Mahalla.

Vitet e 70-ta dhe të 80-ta mbeten në kujtesën jo vetëm të sportistëve të asaj kohe, por edhe të gjeneratave të vjetra, që disa herë flasin me krenari për at periudhën e artë.

Një fotografi sa një mijë fjalë është e vitit 1979 përkatësisht me 25 maj, e para 40 viteve, ku shihet parada e sportistëve tanë përkatësisht karateistëve.  Trajneri i Kastriotit, Gani Mahalla, tregon se kjo foto ka një domethënie të veçantë, sepse ka qenë një paradë e llojit të vet në kohën e fundviteve të 70-ta.

Sipas Mahallës, në foto janë Njazi Lohaj (i ndjer), Gani Mahalla, Shaip Rexhepi, Nevzat Osmani dhe prapa  Milazim Jashari e Rexhë Mahalla. Një foto emocionuese apo jo!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat