Deçanit i ka humb vlera sportive

Sporti

Deçanit i ka humb vlera sportive

Nga: Dervish Berisha Më: 25 janar 2019 Në ora: 15:13
Dervish Berisha në veprim në vitet e 80-ta

Debate
Deçanit i ka humb vlera sportive që kishte viteve të 70-ta deri 90-ta! Më vjen tepër keq që me duhet të shkruaj për Deçanin tim atraktiv sportiv që ishte ndër qytetet me renome të larta sportive, me legjenda e yje të sporteve të ndryshme, ishte uzinë apo fabrikë e sportistëve e sportisteve, tani jemi mbetur bira e fundit e kavallit në sportin e Kosovës. Si është e mundur me ra aq poshtë sporti deçanas ku për talentë e talente zënë vendin e parë në Kosovën tonë të dashur, andaj ku është faji që sporti deçanas ka rëndë aq poshtë, ku është hendbolli, me sa e sa yje që kanë shkruar histori në hendbollin e Kosovës e ndërkombëtar ashtu hendbolli femrave me yje e legjenda dhe sa herë kampione e Kosovës, sot ku jemi?

Askund! Me një ekip që garon në Superligën e Kosovës femrat, që vetëm  merr pjesë sa për sy e faqe se rezultatet janë katastrofë me nga 20 gola humbin ndeshjet, kjo nuk di kujt i konvenon sepse më mirë i fikët se i koritur, edhe namin që kishte Deçani po ja humbin me kësi rezultate të papranueshme për sportist, profesorë, punëtor sportiv që ka shumë Deçani e që janë mbet duke i kujtuar të kaluarat dhe nuk ju ofrohet mundësia që ta zgjojnë nga gjumi sportin që nuk po din ta merr rrugën e sukseseve që kishte. Ku është futbolli që dha emra të mëdhenj në futbollin e Kosovës, në një ligë që nuk është meritë e Deçanit, se meriton të jetë ndër më të mirat në Kosovë, se ka material, punëtor, trajner, ekspert por mungon organizimi baza materiale që e shkatërroj sportin në tërësi. Deçani kishte klube, si hendbolli, futbolli, basketbolli, pingpongu, shahu, atletika, alpinizëm etj. Tani deçanasit duhet të shkojnë në Pejë apo qytete të ndryshme për të parë ndeshje kualitative ku luajnë shumë deçanas në vend që Deçani të ketë ekipin e futbollit në Superligë, hendbolli meshkuj e femra që të mbushet pallati i sportit që po ndërtohet me adhurues.

Andaj dëshiroj që të mblidhen të gjithë njohësit e sportit, profesorët, trajnerët, ekspertët, njerëzit autoritativ që ta mbështesin në gjendjen financiare organizative që Deçani për dy vite të jetë një ndër më të mirat në Kosovë në shumë sporte sidomos hendbolli e futbolli, andaj bashkohuni të gjithë për një Deçan që ishte i fortë, sportiv, atraktiv, akrobatik e më shumë yje dhe legjenda, që prapë ti zëvendësojnë ata që janë të paharruar dhe ti tregojmë Kosovë, Europës, se Deçani ka qenë dhe është çerdhe e sportistëve që kanë shkruar histori dhe prapë do të jenë në lartësitë që vërtet meriton  Deçani dhe sportistët, sportistet, punëtorët sportiv, adhuruesit deçanas, andaj presim suksese dhe punë profesionale, mjete nga Komuna jonë e dashur, nga bizneset e ndryshme, që ta kemi Deçanin që ishte vitet e 80/90.

Autori është ish hendbollist i gjeneratës së artë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat