Nishevci e Karaqi morën pikë Olimpike në Paris

Sporti

Nishevci e Karaqi morën pikë Olimpike në Paris

Më: 27 janar 2019 Në ora: 19:14
Pamje nga një garë

Karateistët Herolind Nishevci dhe Alvin Karaqi kanë fituar pikë Olimpike në Premier Ligën, që po mbahet në Paris.

Nishevci në kategorinë +84 kilogramë shënoi dy fitore, ndërsa u mposht në luftën e tretë, ndërsa i pafat ishte edhe në barazh.

Karaqi shënoi një fitore dhe një humbje në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Në garën e Parisit morën pjesë edhe Orges Arifi (-60 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg) të cilët u ndalën në luftën e parë. Arifi ishte i pafat në short pasi u përballë me kampionin e botës Matias Gomez Garcia.

Të drejtë pjesëmarrje në Paris patën vetëm 100 garuesit më të mirë nëpër kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat