Gjashtë Shpresa Olimpike 2019 marrin paga nga KOK-u, Fjorda Shabani merr bursë Olimpike 2020

Sporti

Gjashtë Shpresa Olimpike 2019 marrin paga nga KOK-u, Fjorda Shabani merr bursë Olimpike 2020

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:08
Konferenca e Komitetit Olimpik të Kosovës

(E plotësuar) - Komiteti Olimpik i Kosovës ka nënshkruar kontrata me gjashtë sportistë të rinj, të cilët janë përzgjedhur si bursistë për Shpresa Olimpike 2019.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave u bë e ditur se të gjashtë sportistët do të marrin paga mujore nga 100 euro nga KOK-u për gjatë tërë vitit 2019, përcjellë KosovaPress.

Sportistët e përzgjedhur janë: Drenis Mala (shigjetari), Erdonis Maliqi (boks), Melisa Zhdrella (not), Bleron Fetaovski (peshëngritje), Blerton Nuha (çiklizëm) dhe Albinot Selmani (karate).

Kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani tha se përkrahja për këta sportistë nuk do të mungojë asnjëherë duke bërë të ditur se KOK-u do të ju qëndrojë vazhdimisht pranë.

Hasani: Përkrahja ndaj tyre nuk do të mungojë kurrë

“Komitetit Olimpik i Kosovës ka vendosur që për herë të parë të ndaj bursa për shpresa Olimpike për vitin 2019. Siç e dini ka vite të tëra që Ministria për Rini dhe Sport ndanë bursa për shpresa Olimpike dhe ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmën, krahas kësaj Komitetit Olimpik i Kosovës në mbledhjen e vet ka vendosur që nga ky vit të fillojë me ndarjen e bursave edhe për shpresa Olimpike, bursa këto të cilat do të ndahen nga mjetet të cilat i gjeneron Komitetit Olimpik i Kosovës nëpërmjet sponsorëve të saj” tha Hasani.

Krahas tyre u bë e ditur se KOK-u ka përzgjedhur edhe 10 sportistë tjerë të rinj si Shpresa Olimpike, të cilët do të marrin bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, në vlerë 150 euro në muaj për gjatë vitit 2019.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Sashivar Haxhijaj u shpreh se e gjithë kjo që po ndodhë është në të mirë të sportisvë, e sadopak kjo shumë të ju ndihmojë atyre në zhvillimin më të mirë të talentëve të tyre.

Haxhijaj: KOK-u do të ndihmojë në vazhdimësi të gjithë sportistët

“Ashtu siç tha edhe Presidenti krahas këtyre gjashtë bursave që sot si Komitet Olimpik i Kosovës, për herë të parë po i nënshkruajmë kontratat me gjashtë sporitstë. Ne më herët kemi vendosur që 19 sportistë të ju ndajmë bursa nga Solidariteti Olimpik Ndërkombëtar por edhe nga KOK-u, u shpreh Haxhijaj.

Karateisti Albionot Selmani u shpreh mjaftë i lumtur, me rastin e pranimit të kësaj burse, duke pohuar se kjo do të jetë një shtysë më e madhe që ai të arrije suksese të larta si në garat kombëtare ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Selmani: Shpresoj që të fitoj sa më shumë medalje

“Ju faleminderit shumë për këtë bursë, shpresojë që kjo bursë të më shtyej që të marrë sa më shumë medalje jashtë shtetit si në kampionate evropiane ashtu edhe në botërore, shpresojë që kjo bursë të jetë si shembull për sportistët tjerë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të ketë suksese sa më shumë”,  pohoi Selmani.

Në konferencën për shtyp e pranishme ishte edhe notarja Fjorda Shabani, e cila është përzgjedhur si bursiste Olimpike për Tokyo 2020. Ajo do të zëvendësojë notaren tjetër, Flaka Pruthi, e cila është larguar nga lista për shkak të performancës jo të duhur.

Pruthi: Falendërim i veçantë për KOK-un

“Ju faleminderit për këtë bursë, kjo është një motiv i madh për të punuar më shumë dhe për të arritur nivele më të larta për këtë sport. Poashtu e falenderoj trajnerin, i cili më ka shty me ardh deri këtu dhe prindërit e mij”, tha Pruthi.

Fjorda do të marrë nga 150 dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa nga 100 euro nga KOK. Aplikacioni i nënshkruar do të dërgohet për miratim në SO të KON-it.

Drejtpërdrejt nga konferenca e KOK-ut 

Komiteti Olimpik i Kosovës po mban konferencë për shtyp me rastin e nënshkrimit të kontratave me gjashtë Shpresa Olimpike 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat