Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme kundër Norvegjisë kanë dëshmuan karakter dhe me angazhimin dhe paraqitjen e mirë teknike e taktike kanë shënuar fitore shumë me rëndësi me rezultat 5:2, duke I hap rrugën kualifikimit nëse fitojnë edhe ndaj Andorës me 2 shkurt.
Golashënuesit në ndeshjen e sotme ishin Rukovci në minutën 3 për 1:0, rezultati dyfishohet 2:0 përmes Alajt në minutën 18, me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe pas 3 minutave (23) shënoi për 3:0 përmes Alajt, ndërsa më pas ishin norvegjezët që u përpoqën më shumë duke rrezikuar, si rezultat ata shënuan dhe zvogëluan 3:1 përmes Wiseth.
Ramadan Alaj ka shënuar gol dhe ka kompletuar het-trikun në këtë ndeshje me penallti për rezultatin 4:1, ndërkohë që norvegjezët pos lojës po humbnin edhe nervat, q ëi kushtoi Simonsen me ndëshkim me karton të kuq.
Për rezultatin përfundimtar 5:1 u përkujdes Topilla në minutën 38 pas asistimit të Rukovcit, kjo ishte fitore shumë me vlerë pasi ngriti moralin dhe I hap rrugë kualifikimit nëse Kosova mund edhe Andorën me 2 shkurt