Kosova përfaqësohet me një ekip të gjerë në Kampionatin Evropian

Sporti

Kosova përfaqësohet me një ekip të gjerë në Kampionatin Evropian

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:19
Kosova përfaqësohet me një ekip të gjerë në Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës në karate për grupmoshat: kadet, junior dhe U-21, do të marrë pjesë në kampionatin evropian të karatesë, që prej nesër (e premte) deri të dielën mbahet në Aalborg të Danimarkës.
Gjithësej 25 garues në të tria kategoritë do të përfaqësojnë vendin tonë. 
Përzgjedhësi i Kosovës, Isak Curri, para nisjes ka deklaruar se drejt Danimarkës udhëtojnë për të fituar medalje.
Ekspedita e karatesë ka udhëtuar të martën drejt Danimarkës.
Botërori është ngjarja kryesore e vitit për të tria këto grupmosha.

Lista e garuesve të ndarë në kategori
Kadetë
Alma Loki (kata)
Redona Gashi (-47 kg)
Anila Foniqi (-54 kg)
Ariana Gashi (+54 kg)
Rigon Baruti (-57 kg)
Omer Sahiti (-63 kg)
Riza Mahalla (-70 kg)
Melos Gashi (+70 kg)

Juniorë
Hatigje Zejnullahu (-53 kg)
Vesa Ibrahimi (-59 kg)
Vlera Qerimi (+59 kg)
Endrit Beka (-55 kg)
Argjend Bajrami (-51 kg)
Betim Maliqi (-68 kg)
Mirlind Rexhepi (-76 kg)
Endrit Shaqiri (+76 kg)

U-21
Vlerona Shala (kata)
Albulena Gërvalla (-55 kg)
Elona Kolgeci (-61 kg)
Donita Elshani (-68 kg)
Dren Hajdari (-60 kg)
Shpresim Shabani (-67 kg)
Benjamin Shabani (-75 kg)
Din Havolli (-84 kg)
Albrim Samohodaj (+84 kg)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat