Në vend të përgjigjes: Kritika qëllimmirë dhe “pasojat’ - Bota Sot
Në vend të përgjigjes: Kritika qëllimmirë dhe “pasojat’

Sporti

Në vend të përgjigjes: Kritika qëllimmirë dhe “pasojat’

Nga: Jakup Kasapolli Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:36
Jakup Kasapolli

Edhepse kishin kaluar mjaft kohë nga ajo ngjarje që ishte organizuar në lokalin-kafeterin e tij, takimi ynë i rastësishëm, ashtu thuaja në lëvizje pa u ndalur mu drejtu: “Ani, ani, shumë keq, kishe shkru kundër lokalit tim”!!! Tentova ta qetësoj dhe ndoshta të arsyetohem apo sqaroj se ky nuk ishte qëllimi i shkrimit në fjalë por…

U largu dhe tentimi im për ta bindur sadopak se, kjo ngjarje e sponzoruar nga pushteti nuk ka të bëj fare me lokalin e tij, (edhe me pak me të), por me fenomenin në vazhdimësi, me hapësirën e vogël dhe të papërshtatshme (që tre vjet me radhë organizohet pikërisht aty) për këtë lloj eventi që nuk i përgjigjet kapacitetit për atë organizim, pasi një armatë e këtij komunitetit me mbi 40 klube, shoqata e shoqëri sportive, duhet akomodu me respekt dhe dinjitet, në atë ditë të vetme të festës së tyre. Ky ishte edhe qëllimi i shkrimit e jo kritika për lokalin!

Dhe mendova, sa keq që kritika (nga fjalori” “si shoshitje apo analizë e një pune, veprimi apo sjelljeje për të mirat ose zbulimin e të metave e gabimeve për t’u ndrequr ato, janë “arme” dhe forcë lëvizëse e shoqërisë për të ecur përpara. “E si pasojë, përkundër qëllimit të mirë shoqërorë për të pikatur një fenomen, dhe ja se ti, je “fajtori” që ke marrë guximin me prek aty ku “nuk duhet” sepse pushteti është ‘hyqymet” dhe atë nuk “bën’ me e prek, sepse, ai “I din” të gjitha, dhe të tjerët duhet pajtu me shiku “sejri”.ose në të kundërtën do të mbetesh delja “e zezë”.

Dhe, shefi i këtij lokali - kafeterie, një mik i respektuar, (përndryshe afarist i suksesshëm në lëminë e hotelerisë, një humanist dhe qytetar shume i dashur i Pejës, dhe jo vetëm), e kishte marrë këtë shkrim si cenim e fyerje për lokalin në fjalë, kurse unë, pa as me të voglin qëllim të keq ,”fitova” një “armik” më shumë!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...