Shaqiri pritet të filloj nga minuta e parë sonte

Sporti

Shaqiri pritet të filloj nga minuta e parë sonte

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:52
Xherdan Shaqiri

Pasi e humbi vendin e parë në tabelën e Premierligës në mesjavë, Liverpooli synon ta rimarrë këtë pozitë duke e mposhtur Bournemouthin, në ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën, në Anfield.

Shaqiri nuk kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit, kundër Ëest Hamit, për shkak të paraqitjes së dobët në ndeshjen kundër Leicester Cityt në xhiron paraprake.

Megjithatë, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, pret që Liverpooli të jetë titullar në ndeshjen kundër Bournemouthit, pasi që trajneri Jurgen Klopp do t’i bëjë disa ndryshime në mënyrë që t’u kthehet fitoreve.

“Xherdan Shaqiri, gjithashtu, do ta kërkojë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit, pasi mbeti në stol për ndeshjen kundër Ëest Hamit. Ai mund të luajë në krahun e djathtë”, shkruan Goal.com.

Shaqiri i ka bërë gjithsej 20 paraqitje nga 25 ndeshjet e zhvilluara të Premierligës gjatë këtij sezoni. Nga këto ndeshje, 11 herë ishte titullar, ndërsa në nëntë ndeshje të tjera u aktivizua nga stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat