Fabregas: Po, ka mundsi që Hazard të kaloj në Real Madrid

Sporti

Fabregas: Po, ka mundsi që Hazard të kaloj në Real Madrid

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 11:59
Hazard & Fabregas

Futbollisti spanjoll I cili ka luajtur për Arsenalin, Barcelonën e Chelsean, Cesk Fabregas ka thënë se futbollistit belg Eden Hazard I pëlqen Reali I Madrit dhe se një ditë e sheh të mundur që ai ti bashkangjitet klubit spanjoll.

 “Le ta shohim se çfarë ka vendosur ai të bëjë. Ai e ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij dhe është i lumtur në Chelsea, edhe familja e tij është e lumtur në Londër”, ka thënë Fabregas, i cili gjatë janarit u transferua në Monaco.

“Por, në fund të fundit, këto janë vendime personale. Atij i pëlqen Madridi dhe këtë e ka thënë gjithmonë. Shpresoj se ai do ta rinovojë kontratën me Chelseat, por nëse nuk e bën këtë gjë, do të transferohet në Madrid”.

Pas shumë muajve paqartësi, kur belgu vazhdimisht kishte thënë se do ta merrte vendimin e tij në të ardhmen, tani ai ka bërë të ditur se tashmë e ka marrë këtë vendim, por nuk ka pranuar ta zbulojë atë

“Unë e di se çfarë do të bëj. E kam marrë një vendim”, ka thënë Hazard për RMC.

Edhe gjatë kohës kur nuk është i hapur asnjë afat kalimtar për lojtarët, spekulimet për transferimin e 28-vjeçarit në Real Madrid nuk janë ndalur asnjëherë, pasi që edhe vet ai i ka ngjallur shpeshherë këto lajme.

Në një deklaratë të mëhershme, ai kishte treguar se kishte ëndërruar gjithmonë që të bëhet lojtar i Real Madridit, por kishte shtuar se do të jetë i lumtur edhe nëse qëndron në Chelsea deri në fund të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat