Klea Vrella dhe Elba Kokaj do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Dimëror

Sporti

Klea Vrella dhe Elba Kokaj do të përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Dimëror

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:48
Besim Hasani, Klea Vrella dhe Elba Kokaj

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar Ekipin Olimpik të Kosovës për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinjtë (EYOF), që do të mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore, prej datës 10 deri më 16 shkurt.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, përmes një konference për media ka njoftuar se dy skitaristet, Klea Vrella dhe Elba Kokaj do të përfaqësojnë Kosovën në këtë Festival.

Sipas tij, këto dy sportiste janë më të mirat në skitari, ndërsa inkurajoi  që të shpërfaqin më të mirën prej vetës në mënyrë që të fitojnë medalje.

Ndërsa, Klea Vrella bartëse e këtij ekipi ka thënë se është nder për të që të përfaqësojë Kosovën në këtë festival olimpik.

Privilegjin e njëjtë e ka dhe garuesja tjetër, Elba Kokaj e cila tha se do të jap më të mirën e saj që të arrijë të marr ndonjë medalje.

Ndërsa, trajneri Feim Kollçaku ka thënë se në bazë të përgatitjeve që kanë bërë e kanë rritur cilësinë dhe për këtë arsye dy skitaristet kanë mundësi për medalje në dy sllallomet që do të marrin pjesë.

Kurse, trajneri tjetër, Egzon Agani, ka thënë se kanë punuar shumë për të arritur deri në këtë nivel që të ketë garuese nga Kosova që të marrin pjesë në këtë Festival Olimpik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat