Peja fituese e Turneut memorial “Habib Sylejmani, Kemajl Broja dhe Bahri Llapastica

Sporti

Peja fituese e Turneut memorial “Habib Sylejmani, Kemajl Broja dhe Bahri Llapastica

Nga: F.B Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 21:13
Peja fituese e Turneut memorial

Turneun memorial të zhvilluar në Mitrovicë të tretin me radhë “ Habib Sylejmani, Bahri Llapshtica dhe Kemajl Broja” sot me pjesëmarrje e kaun nderuar 12 ekipe të veteranëve të Futbollit nga Prizreni, Ferizaji, Gjilani, Vitia, Obiliqi, Peja, Skenderaj , Podujeva si dhe tri ekipe nga Mitrovica.

Ky është edicioni i tretë i turneut, që tubon veteranë, ish-sportistë dhe punëtorë sportiv, futbollistë dhe trajnerë nga e gjithë Kosova, që përveç garës shoqërohen dhe evokojnë kujtimet nga kohërat e lojës dhe angazhimit aktiv në sportin e Futbollit.

Turneu u zhvillua në ndarjen e ekipeve në katër grupe ku secila skuadër takohet me rivalët ndërsa fituesit e grupeve shkojnë direkt në gjysmëfinale, prej nga përcaktohen finalistët dhe dalin fituesit, pas lojërave shumë rivalizuese fituese të grupeve dolën Prizreni, Peja, Mitrovica dhe ekipi “Shokët” po nga Mitrovica.

Dulet ishin shumë rivalizuese edhe me aksione shumë atraktive, që janë duartrokitur nga shumë shikues që ishin të pranishëm në palestrën me bar sintetik “Eurosport” në Mitrovicë, ndërsa ndeshjet janë gjykuar nga gjyqtarët e njohur mitrovicas Isa Mustafa, Agron Latifi, Halil Sheremeti dhe Ramadan Hyseni.

Në ndeshjen e parë finale u takuan Prizreni dhe Pejan në radhët e të cilave luanin emra të njohur si Kapra, Gjinali, Bakaj etj dhe në anën tjetër Haxhi Zeka, Jeton Osmanaj, Muzlija, Krasniqi etj. Që dëshmuan se ndonëse veteranë ende kanë ruajtur edhe klutivojnë elementët që e bëjnë futbollin portin më të popullarizuar.

Fal lojës më të mirë të Zekës dhe pritjeve shumë të mira portieri Hysaj, Peja shpejtë kaloi në epërsi e cila me kalimin e kohës rritej fal het-trikut të Haxhi Zekës, kështu që në funs rezultati ishte 4:1 për pejanët .

Ndeshja po aq interesante edhe rivalizuese u zhvillua edhe ndërmjet Mitrovicës dhe “Shokëve”, në radhët e të cilave u përballën Sheremet Isufi, Shpëtim Fetahu, Enes Mustafa, Afrim Nebihu etj, ndërkohë në palën tjetër Gani Sejdiu, Seid Onbashi, Galdim Gashi, Xhevdet Ademi, Iset Beka etj.

Pas lojës shumë të fortë, fituan “Shokët” me rezultat bindës 8:1, ku shkëlqeu Seid Onbashi dhe trajneri Gani Sejdiu, që ishin kreator të lojës por edhe shënuesit në këtë ndeshje.

Finalja ishte shumë e rivalizuar edhe me shumë kthesa, pjesa e parë ishte 2:1 në të mirë të skuadrës nga Peja, ndërsa në vazhdim vendësi ndonëse patën dhe krijuan raste përveç zvogëlimit të rezultatit 3:2, nuk arritën të rikthejnë rezultatin.

Juria e përbërë nga trajnerë, futbollist edhe gazetarë për portierin më të mirë në turne shpallën portierin pejan Albert Hysaj, gola shënuesi i turneut me 6 gola u shpall futbollisti i njohur Seid Onbashi, ndërsa futbollisti më i mirë pejani Haxhi Zeka.

Për fituesin e vendit të dytë Kupa u dorëzua nga zëvendës minisitri i Ministrisë së Mjedisit Gjergj Beka, ndërsa për fituesin e turneut Kupa kalimtare u dorëzua nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Me mirënjohje është shpërblyer edhe mediat ndër të cilat edhe gazeta kombëtare “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat