Turne mbarëkombëtar për nder të Pavarësisë

Sporti

Turne mbarëkombëtar për nder të Pavarësisë

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 10:39
Turne mbarëkombëtar për nder të Pavarësisë

Federata e Shahut e Kosovës njofton se të shtunën do të zhvillohet turneu mbarëkombëtar i shahut. “Me 16 shkurt, në orën 16:15 në Hotelin Grand, koordinatori nacional për kulturë, rini dhe sport në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës, organizon turneun mbarëkombëtar ‘Përvjetori i Pavarësisë’.

Në këtë garë ekipore do të marrin pjesë kombëtarja e Shqipërisë, e Kosovës, përzgjedhja e shahistëve të Kosovës Lindore (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja), si dhe ekipi i përzgjedhur i shahistëve shqiptarë të Maqedonisë”, bëhet e ditur Burhan Misini, zyrtar në Federatën e Shahut të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat