Hajnat vjedhin në shtëpinë e Made derisa ai luante në Champions

Sporti

Hajnat vjedhin në shtëpinë e Made derisa ai luante në Champions

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:25
Sadio Mane

Sadio Mane kishte disa mundësi të mira për të shënuar kundër Bayern të martën në mbrëmje në ndeshjen që u luajt në “Anfield”, por në të njëjtën kohë hajnat ia kishin mësyrë shtëpisë së tij.

Hajnat dyshohet se kanë vjedhur aksesorë, përfshirë edhe orë dore, celularë dhe çelësat e makinës në shtëpinë e futbollistit senegalez në Liverpoolin jugor.

Policia në Liverpool tha se tashmë kanë nisur hetimet dhe njoftuan se në momentin kur kanë hyrë hajnat, askush nuk ka qenë në shtëpinë e futbollistit.

Kjo është hera e dytë që shtëpia e Mane bëhet cak i vjedhjeve ndërsa ai është duke luajtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat