Arsyeja pse lëndimet e Man Unitedit janë për shkak të Mourinhos

Sporti

Arsyeja pse lëndimet e Man Unitedit janë për shkak të Mourinhos

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Solskajer & Mourinho

“Rekordi im për lojtarë të lënduar është shumë i lënduar, kështu që unë kurrë nuk promovoj lojtarë nga akademia për shkak të nevojës. E bëj këtë për shkak që u besoj atyre”, ishte lavdëruar Mourinho, ditën kur u emërua trajner i Manchester Unitedit, në korrik të vitit 2016.

Duke e mbrojtur veten për numrin e vogël të lojtarëve që i promovon nga akademia, Mourinho e theksoi një problem i cili e ka kapluar për momentin Manchester Unitedin, vetëm dy muaj pas largimit të portugezit.

Pasardhësi i tij Ole Gunnar Solskjaer, për momentin po përballet me dhjetë lojtarë të lënduar në skuadrën e tij, para ndeshjes të së mërkurës, kundër Crystal Palace.

Kjo krizë e lëndimeve vjen pjesërisht për shkak të taktikave që i kishte përdorur portugezi gjatë periudhës së tij dyvjeçare e gjysmë me Manchester Unitedin.

Gjatë kohës sa trajner ishte Mourinho, lojtarët e Manchester Unitedit kishin rekord tejet të ulët për vrapim dhe distancën e kaluar në fushë. Kjo gjë ka ndryshuar tani që ka ardhur Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit.

Për shkak se Solskjaer u ka kërkuar lojtarëve të tij që të jenë më aktiv në fushën e lojës. Futbollistët e “Djajve të kuq” për shkak të këtij aktiviteti të shtuar, kanë pësuar lëndime të shumta muskulore gjatë kohës së fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat