I forti i Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Aziz Salihu në prapavijë

Sporti

I forti i Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Aziz Salihu në prapavijë

Nga: Kemajl Goca Më: 2 mars 2019 Në ora: 19:10
I forti i Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Aziz Salihu në prapavijë

Kjo fotografi nuk është e këtij vitit e as e vitit të kaluar, por është  e para 6 viteve përkatësisht në vitin 2013, sigurisht gjatë një manifestimit sportiv! Në fotografi janë tre protagonistët e fuqishëm, kampionia olimpike, xhudistja  Majlinda Kelmendi apo më e forta e botës, ose krenaria e kombit shqiptar.

I forti i Kosovës, Bujar Muli, që njihet me ndaljen e veturës me dy duart pavarësisht se sa i jep gaz apo që çon pesha të rënda, kishte bërë një foto me emrin e madh të shqiptarisë, Majlindën.

Në prapavijë shihet Aziz Salihu, medalisti i bronztë në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  ‘Zizi’ si gjithmonë duke qarë hallet e tij me dikë! Foto atraktive apo jo, para 6 viteve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat