Cassano fajëson Wanda Naran për situatën e Icardit tek Interi

Sporti

Cassano fajëson Wanda Naran për situatën e Icardit tek Interi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:32
Antonio Cassano

Ish-lojtari i Interit është ballafaquar në një emision me gruan dhe agjenten e Mauro Icardit.

Antonio Cassano vijon të kritikojë Wanda Naran për situatën që po kalon Mauro Icardi.

Ish-futbollisti italian akuzon Mauron se nuk ka dashur të luajë, jo se nuk e ka lënë dëmtimi. Madje, duke iu drejtuar në sy bashkëshortes së argjentinasit në emisionin Tiki Taka.

“Për mua, Wanda ka bërë një rrëmujë. Me deklaratat e saj ka krijuar urrejtje rreth Icardit”, theksoi Cassano. “Ju flisni shumë në rrjetet sociale, në TV bëni edhe trajnerin (iu drejtua Wanda-s), A e di sa ia ndjen Interit për programin…”.

“Nëse Icardi nuk e ka më shiritin e kapitenin, ekziston një motiv, tek Interi nuk janë të çmendur”. “Këto skena të shëmtuara i bëja 20 vite më parë. E pra, dhimbje nuk ishte aq e madhe sa ta pengonte të luante, tani pa shiritin e kapitenit nuk luan më. Po të lutem!”, përfundoi Cassano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat