Perez ka vendosur ta largojë Solarin, ja tre favoritët për trajner të Realit

Sporti

Perez ka vendosur ta largojë Solarin, ja tre favoritët për trajner të Realit

Më: 4 mars 2019 Në ora: 16:15
Florentino Perez

Presidenti i Real Madridit nuk është i kënaqur me punën e trajnerit argjentinas.

Real Madridi po zhvillon një sezon me plot ulje-ngritje, shkruan KosovaPress.

Humbja e fundit në kampionat kundër Barcelonës, e dyta rresht në Santiago Bernabeu Brenda pak ditësh nga i njëjti kundërshtar, ka sjellë irritimin e tifozëve, por jo vetëm.

Florentino Perez është lodhur nga kjo situatë dhe i ka vendosur ultimatum trajnerit Santiago Solari.

Ky i fundit duhet të fitojë Ligën e Kampionëve, përndryshe do të shkarkohet.

“Los Blancos” do të zhvillojnë nesër në mbrëmje sfidën e kthimit kundër Ajaxit. Ndeshja e parë e zhvilluar në Holandë është fituar me rezultatin 2-1 dhe djemtë e Solarit janë me një këmbë në çerekfinale.

Sipas raportimeve të gazetës AS, tre janë kandidaturat kryesore për t’u ulur në stolin e Real Madridit.

I pari është Massimiliano Allegri i Juventusit, më pas Joachim Low i kombëtares gjermane dhe Mauricio Pocchetino i Tottenham.

Perez gjithashtu ka ndërmend të largojë edhe disa lojtarë nga skuadra, për të sjellë përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat