Dortmundi synon të pamundurën ndaj Tottenhamit

Sporti

Dortmundi synon të pamundurën ndaj Tottenhamit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Dortmundi ka një mal për ta kaluar në mënyrë që të avancojë tutje në Ligën e Kampionëve. Në histori të Ligës së Kampionëve, ekipet që e kanë humbur ndeshjen e parë në udhëtim e kanë përmbysur rezultatin vetëm shtatë herë në 130 raste.

Dortmundi humbi 3:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Wembley.

Gjermanët do ta kërkojnë të pamundur sonte ndaj anglezëve në Signal Iduna Park në ndeshjen e kthimit, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen.

Ndeshja në Signal Iduna Park nis në orën 21:00.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat