Ultrasit e Ajaxit e tmerrojnë Madridin

Sporti

Ultrasit e Ajaxit e tmerrojnë Madridin

Më: 5 mars 2019 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Lojtarët e Ajaxit nuk ishin të vetmit që udhëtuan drejt Madridit para ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën.

Raportohet se rreth 4.000 tifozë ultras të Ajaxit kanë udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll, duke e ngritur alarmin në Madrid para ndeshjes në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e tyre do të ketë edhe nga grupi ultra “F-Side”, të cilët ndezën fishekzjarrë para hotelit të Realit në Amsterdam një natë para ndeshjes së parë, të cilin e fituan spanjollët 2:1.

Ndeshja e sotme është deklaruar e rrezikut të lartë, prandaj autoritetet spanjolle kanë vendosur t’i dërgojnë 2.000 oficerë për ta ofruar siguri.

Po ashtu, për sigurinë do të kujdesen edhe 500 policë kombëtarë, 90 oficerë komunalë, 1.270 oficerë privatë, 45 anëtarë të sistemit të emergjencës të Madridit SAMUR dhe 60 anëtarë të Kryqit të Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat