Tuchel: Akordimi i penalltisë ishte një vendim i lig

Sporti

Tuchel: Akordimi i penalltisë ishte një vendim i lig

Më: 7 mars 2019 Në ora: 10:44
Traineri i PSG Tuchel

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka konsideruar të ligë vendimin për ta akorduar një penallti për Manchester Unitedin, në fund të ndeshjes së mbrëmshme, mirëpo insistoi se është tifoz i madh i VAR-it.

Gjyqtari i ndeshjes e akordoi një penallti në minutat shtesë të ndeshjes, pasi një goditje e Diogo Dalotit u ndal nga krahu i Presnel Kimpembe. Ky incident u shqyrtua edhe nga VAR-i.

Marcus Rashfordi përfitoi nga kjo mundësi e artë dhe e shënoi golin që e kualifikoi Manchester Unitedin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me fitore 3:1, për shkak të epërsisë së golave të shënuar si mysafirë.

“Ishte një vendim i madh, një vendin i ligë... por, është e vështirë. Ka arsye për ta dhënë atë penallti, mirëpo kur vjen puna te prekjet me dorë, faktet gjithmonë janë të buta”, ka thënë Tuchel, në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Goditja e tij [Dalotit] nuk ishte ndonjë mundësi shumë e madhe për të shënuar gol. Topi po shkonte jashtë portës dhe papritmas referohet një penallti”.

“Por, unë jam ende një tifoz i madh i VAR-it. Kur vjen puna te prekjet me dorë, kjo është një gjë shumë e rëndësishme sepse ka shumë arsye pse mund ta akordosh penalltinë dhe pse mund të mos e akordosh... distanca, pozita natyrale, ka shumë gjëra për t’u diskutuar”.

“Mendoj se ishte një vendim 50-50. Ky është problemi ynë. Njerëzit që i përdorin këto argumente, thonë se nuk duhej të ishte referuar penalltia. Për një goditje që po shkonte 50 metra mbi shtyllë, ta marrësh një penallti... Nuk është logjike”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat