Edhe zyrtarisht, Lionel Messi është pjesë e listës së Përfaqësueses së Argjentinës për ndeshjet e marsit me Venezuelën dhe Marokun.
Pak minuta më parë, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit.
Messi, që mungoi në shtator, tetor e nëntor të vitit të kaluar, duke mos luajtur asnjë ndeshje për Argjentinën, është rikthyer.
10-shi magjik i Barcelonës është pjesë e skuadrës për ndeshjet me Venezuelën dhe Marokun, që do të shërbejnë për krijimin e një ekipi të frikshëm për Copa America që do të nisë në qershor, garë që e do me çdo kusht Leo.
31-vjeçari ka bërë deri më tani 128 paraqitje për Argjentinën dhe ka shënuar 65 gola.