Luis Enrique i komenton mosmarrëveshjet me Messin në Barcelonë

Sporti

Luis Enrique i komenton mosmarrëveshjet me Messin në Barcelonë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:04
Luis Enrique

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka zbuluar se mes tij dhe Lionel Messit kishte pasur disa mosmarrëveshje gjatë periudhës së tij të suksesshme në Barcelonë.

Tani është trajner i Spanjës, mirëpo Enrique kishte qenë trajner i klubit katalonas kur Messi shkëlqeu në vitin e tripletës së tyre, 2014/15.

Drejt fundit të atij sezoni, mediat spanjolle raportonin vazhdimisht për disa mosmarrëveshje mes ylli të skuadrës dhe trajnerit.

Enrique nuk i kishte diskutuar këto lajme për marrëdhënien e tij me Messin më parë, mirëpo tani ai e ka komentuar atë periudhë me pesë-herë fituesin e Topit të Artë.

“Deri kur u zgjidhën të gjitha problemet, ishte një periudhë e tensionuar. Unë nuk e kërkova këtë gjë, në asnjë mënyrë, por ajo ndodhi dhe u detyruam ta menaxhojmë”, ka thënë Enrique.

“Por, sot unë mund të them vetëm gjëra të mira për Leo Messin”.

Luis Enrique dha dorëheqje nga pozita e trajnerit të Barcelonës pas tri sezonesh dhe ai ka bërë të ditur se këtë vendim e kishte marrë disa kohë para se dorëheqja e tij të bëhej publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat