Juventusi në festë, lëndohet shtylla e Atleticos pak ditë para ndeshjes në Champions

Sporti

Juventusi në festë, lëndohet shtylla e Atleticos pak ditë para ndeshjes në Champions

Më: 8 mars 2019 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Diego Godin mund të mungojë kundër Juventusit, ai ka lënë në gjysmë stërvitjen e së premtes.

Mbrojtësi 33-vjeçar, Diego Godin, është larguar para kohe nga stërvitja e sotme e Atletico Madrid në prag të ndeshjes me Leganes në La Liga.

Mbrojtësi ka pësuar një goditje në këmbë, gjithsesi vijoi të stërvitet për pak minuta, derisa vendosi të largohet përfundimisht duke goditur i nervozuar gardhin rrethues.

Sipas mediave në Spanjë, uruguaiani mund ta ketë humbur tashmë ndeshjes e së shtunës, ndërsa është seriozisht në dyshim për sfidën e kthimit me Juventusin, i cili shënoi në fitoren 2-0 në takimin e parë në “wanda Metropolitano”.

Ka kohë që tashmë raportohet se Godin ka arritur marrëveshje me Interin dhe goli ndaj bardhezinjëve u festua me të mëdha edhe nga tifozët zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat