Vejseli mëson kundërshtarin për medaljen e bronzit

Sporti

Vejseli mëson kundërshtarin për medaljen e bronzit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Mundësi Fati Vejseli do të kërkojë të arëtojë medaljen e bronzit në Kampionatin Evropian, për mundësit deri më 23 vjeç, i cili aktualisht po zhvillohet në Novi Sad të Serbisë. Para mundësit Vejseli do të jetë hungarezi Roman Ashurin, i cili në repasazh mundi rumunin Stefan Iounut Koman me rezultat 18-11. Vejseli deri në sfidën për medaljen e bronzit, shënoi dy fitore një disfatë. Ndërkohë nga mundësit e tjerë të Maqedonisë së Veriut në Evropianin në Serbi, pritet të paraqiten edhe Elemedin Sejfullahu, i cili në në çerekfinale të kategorisë deri më 61 kg, do të sfidojë Xhorxhio Pulidis nga Greqia. Ndërkohë në kategorinë deri më 86 kg , Bujamin Nuishi do të nis garat me përballjen ndaj Johanes Martin Demllin nga Gjermania.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat