Statistikë interesante pas supergolit të Xhakës

Sporti

Statistikë interesante pas supergolit të Xhakës

Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:00
Foto

Golin e vetëm deri më tani në këtë ndeshje e ka shënuar mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, në minutën e 12’.

Sipas “OptaJoe”, “shuti i vetëm i Arsenalit në portë në pjesën e parë kundër Manchester Unitedit ishte goli në minutën e 12’. Ata shënuan gjithashtu me shutin e vetëm në 45 minutat e para kundër tyre në Old Trafford në dhjetor”.
 

Për shqiptarin, ky ishte goli i katërt në Premierligë, rekord në karrierë – pasi më së shumti gola në Ligë kishte shënuar në sezonin 2015/16 në Bundesliga me Borussia Mönchengladbach, raporton Gazeta Express.

Synimi i 26-vjeçarit është tani që të thyejë rekordin personal sa i përket edhe golave të shënuar në të gjitha garat në një edicion, rekord që e mban që nga sezoni 2014/15 kur me Mönchengladbachun kishte realizuar 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat