Shtohet numri i medaljeve në Lojrat Speciale Botërore në Abu Dabi, sa i përket ekspeditës nga Maqedonia. Së fundit , Sara Duraku, së bashku me trajnerin Ifraim Luta, arkëtoi medaljen e bronzit në garën e 100 metrave. Ditë më parë, Ardijan Shabani arkëtoi dy medalje të argjendit, ndërsa Botërorin në Abu Dabi e hapën me medalje të artë Mario Mickovski dhe Stefan Trpkovski, në disiplinën e notin , në 50 metra, stil i lirë.