Dorëhiqet

Sporti

Dorëhiqet

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:00
Tsunekazu Takeda

Presidenti i Komitetit Olimpik të Japonisë, Tsunekazu Takeda ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, por do të largohet në muajin qershor.

Së fundmi, Takeda ishte vënë nën hetim nga autoritetet franceze për pagesa të kryera përpara se Tokio të fitonte të drejtën e organizimit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm. Vet Takeda konfirmoi gjithçka nëpërmjet një konference për shtyp, duke theksuar se gjëja më e mirë është që drejtimin e këtij institucioni t’ia lerë brezit të ri, për të zhvilluar Lojërat Olimpike në një epokë të re.

Takeda shtoi se vendimi i tij nuk ka të bëjë aspak me hetimet që po kryhen ndaj tij, duke shtuar se ai jep dorëheqjen edhe si anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat