Përsëri xhudoja, Kosova siguron dy medalje në Kupën Evropiane

Sporti

Përsëri xhudoja, Kosova siguron dy medalje në Kupën Evropiane

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:51
Flaka Loxha

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha i kanë siguruar medalje Kosovës në Kupën Evropiane për Juniore, ato tani do të luftojnë për medalje të arta. Edhe Fazliu, në kategorinë -63kg do të ndeshet për medalje të bronztë – pra Kosova mund të kthehet nga Kupa Evropiane për Juniore me tri medalje.

Xhudistet kosovare pritet t’i sjellin Kosovës të tjera medalje.

Në Kupën Evropiane për Juniore që po mbahet në Athinë, tri xhudiste do të ndeshen për medalje.

Erza Muminoviq(-48Kg) dhe Flaka Loxha(-57Kg) janë kualifikuar në finale dhe tashmë i kanë siguruar Kosovës medalje, ato do të kërkojnë medalje të arta. Kurse Laura Fazliu (-63Kg) do të ndeshet për medalje të bronztë.

Fationa Kasapi (-57Kg) është eliminuar në raundin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat