Fitnesi ka marr hov në Kosovë, Hajzeri thotë se edhe 70 -vjeçarët janë aktiv 

Sporti

Fitnesi ka marr hov në Kosovë, Hajzeri thotë se edhe 70 -vjeçarët janë aktiv 

Nga: K. G. Më: 23 mars 2019 Në ora: 18:41
Fitnesi ka marr hov në Kosovë, Hajzeri thotë se edhe 70 -vjeçarët janë aktiv 

Në vitet e fundit ka marr hov fitnesi në Kosovë dhe gjeneratat e ndryshme merren me këtë aktivitet, nuk ushtrojnë më vetëm sportistët. Fitnesi është edhe si mishërim jo vetëm për të rejat e për të rinjtë, por ka edhe të moshës rreth 70-vjeçare që janë aktiv dhe shumë të fortë. Xim Hajzeri, që është shef i “Golds Gym” në Prishtinë, tha është interesant se sa është rritur interesimi për t’u marr me fitnes.

Image

“Fitnesi është shumë i rëndësishëm në jetën e gjithsecilit, në Kosovë në përgjithësi ka të interesuar prej te gjithave moshave, duke filluar prej 11 vjet e deri ka ndodhur rast në 70-vjeçar”, tha Hajzeri. Në vazhdim tha se krahas gjeneratave të ndryshëm, ka edhe shumë sportist që shkojnë  aty që të ushtrohen.

Image

“Personalisht kam nxënës që i ushtroj, që janë në klube të ndryshme të sportit, mendoj që jo vetëm sportistët po gjithkujt i ndihmon në jetën e tyre personale”, përfundoi Hajzeri, që është edhe trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat