Rossi ‘sulmon’ Marquez: Ai ka shkatërruar sportin tonë, nuk ka respekt për rivalët

Sporti

Rossi ‘sulmon’ Marquez: Ai ka shkatërruar sportin tonë, nuk ka respekt për rivalët

Më: 28 mars 2019 Në ora: 23:42
Valentino Rossi dhe Marc Marquez

Legjenda e Moto Grand Prix, Valentino Rossi, ka vendosur që më në fund të komentojë përplasjen e tij me Marc Marquez, e cila ndodhi vitin e kaluar.

Viti i kaluar në garat e Moto GP do të mbetet në memorien e shumë tifozëve për aksidentin mes Marquez dhe Rossi.

Ishte spanjolli Marquez i cili nuk kurseu aspak vetën, dhe bëri kontaktin me italianin për të përfunduar në aksident që mbylli garën për dy garuesit.

E për këtë aksident, së fundmi ka vendosur të jap disa komente edhe Valentino Rossi, pas shumë kohësh.

“Gara e vitit të kaluar ishte jashtëzakonisht e vështirë, me një terren gjysmë të lagshtë. Ne shpresojmë se ajo të mos përsëritet, dhe do të shohim nëse ne jemi të fortë” ka thënë Rossi.

“Do të bëj më të mirën për të luftuar. Është një situatë mjaft e vështirë” ka thënë Rossi para se të ‘sulmonte’ Marquez.

“Ai shkatërroi sportin ton. Ai nuk ka respekt për rivalët e tij, asnjëherë. Kur je me 300km/h duhet të respektosh rivalin, duhet të jesh i fortë, të japësh maksimumin” ka thënë tutje ‘doktori’.

Tutje , Rossi ka thënë se Marquez i bën me qëllim këto gjëra, edhe me rivalët e tjerë.

Kujtojmë se Marc Marquez është shumë afër që të barazoj Rossin në tituj e fituar, dhe shihet si një nga më premtuesit në Moto GP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat