Shqiptarja e Kosovës la pa fjalë Spanjën

Sporti

Shqiptarja e Kosovës la pa fjalë Spanjën

Nga: K. G. Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:42
Shqiptarja e Kosovës la pa fjalë Spanjën

Karateistja Fortesa Orana (-68 kg) ka treguar formën e saj dhe pretendon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Spanjë. Fortesa u tregua e jashtëzakonshme në çdo luftë dhe tani mendon për luftën për medalje.  
“Kombëtarja e Kosovës po merr pjese në Kampionati evropian qe po mbahet në Guadalajara, te Spanjë. 
Fortesa Orana arrin në finale për medaljen e bronztë.
Fortesa Orana, në kategorinë mbi 68 kilogram fitojë nga garuesja e Danimarkës, pastaj u ndal nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nikoqirja ajo e Spanjës, për te vazhduar në garën për medaljen e bronztë (repesazh), fitojë nga garuesja e Belgjikës, Holandës dhe tani ne finale për medaljen e bronztë për kundërshtar ka garuesen nga Finlanda. Finalja do te zhvillohet të shtunën.
Albulena Gërvalla deri në 55 kilogram humb nga finalistja ajo e Luksemburgut, ku në garën për vendi e tretë humbi nga garuesja e Malit te Zi.

Image

Orges Arifi kategoria deri në 60 kilogram, humbi nga garuesi i Greqisë me rezultat minimal 2:1.
Ylli Cenaj, kategoria deri në 67 kilogram humbi nga garues Italisë.

Elhami Shabani, kategoria deri në 75 kilogram fitoj nga ai i Bullgarisë, Lituanisë, duke humbur nga finalisti i kësaj kategorie garuesi nga Azerbejgjani, ndërsa ne garën për medaljen e bronzte humbi nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës me vendim te gjyqtarëve edhe pse në kohen e rregullt rezultati ishte baras.
Alvin Karaqi në kategorinë deri ne 84 kilogram fitoj nga garues i Shqipërisë, Greqisë për tu ndaluar nga garuesi i Malit të Zi. 
Heroolind Nishevci, kategoria mbi 84 kilogram humbi nga finalisti i kësaj kategorie garuesi i Gjermanisë pas vendimit te gjyqtare edhe pse rezultati ishte baras 2:2. Ndërsa ne garën për vendin e tretë (Repasazh) humbi me rezultat minimal 1:0, nga garuesi Italisë.
Edhe Vlerona Shala u paraqit në disiplinën e katave dhe Argjend Berjani.
Në ekipore Kosova do e takohet me Malin e Zi, kumitë”, thuhet nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat