(E plotësuar) - Fortesa Orana ka garuar sot në luftën për medalje të bronztë në kampionatin evropian të karatesë, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.
Karateistja jonë u mposhtë me rezultat 2:1, nga finlandezja, Titta Keinanen, duke humbur mundësinë e artë që kombëtarja e karatesë të kthehet nga Spanja me medalje.
Në shtetin që nuk e njeh Kosovën, në Spanjë, sot karateistja më e mirë në vendin tonë, që njihet si bukuroshja e sportit, Fortesa Orana, dikur edhe modele do të luftojë për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian në karate.
Kampionati po mbahet në Guadalajara dhe të gjithë e presin me padurim, sigurisht që shtetit tonë t’i sjellë medalje trimëresha nga Gjilani.
Fortesa është e përgatitur në çdo aspekt, e motivuar dhe urojmë që vetëm të ketë fatin sportiv në anën e saj.