Këto janë rezultatet e garuesve tanë në Spanjë

Sporti

Këto janë rezultatet e garuesve tanë në Spanjë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 14:33
Këto janë rezultatet e garuesve tanë në Spanjë

Kombëtajra  e Kosovës në karate po merr pjesë në Kampionati evropian qe po mbahet në Guadalajara, te Spanjë nga 28-31 Mars 2019
Fortesa Orana humbi finalen për medaljen e bronztë u rendit e 5-ta, në Kampionatin Evropian
Ajo ketë e arriti në kategorinë mbi 68 kilogram fitojë nga garuesja e Danimarkës pastaj u ndal nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nikoqirja ajo e Spanjës, për te vazhduar në garën për medaljen e bronztë (Repasazh), fitojë nga garuesja e Belgjikës, Holandës dhe në finale për medaljen e bronztë humbi me rezultate minimal 2:1 me garuesen nga Finlanda.
Edhe Albulena Gervalla deri në 55 kilogram u rendit e 9-ta, ajo humbi nga finalistja e kësaj kategorie ajo e Luksemburgut, ku në garën për vendi e tretë humbi nga garuesja e Malit te Zi.
Po ashtu Elhami Shabani, kategoria deri në 75 kilogram u rendit i 7-ti, ai fitoj nga ai i Bullgarisë, Lituanisë, duke humbur nga finalisti i kësaj kategorie Fafael Agajev garuesi nga Azerbejgjani, (ish kampion i botes, Evropës dhe shumë premier ligave) ndërsa ne garën për medaljen e bronztë humbi nga garuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës me vendim te gjyqtarëve edhe pse në kohen e rregullt rezultati ishte baras 0:0. (Edhe pse kishte një lëndim te madh në këmbë por dëshira për te fituar nuk e ndaloi qe te vazhdoj garën).
Edhe Herolind Nishevci, kategoria mbi 84 kilogram u rendit i 9-ti, ai humbi nga finalisti i kësaj kategorie garuesi i Gjermanisë pas vendimit te gjyqtarëve edhe pse rezultati ishte baras 2:2. Ndërsa ne garën për vendin e tretë (Repasazh) humbi me rezultat minimal 1:0, nga garuesi Italisë.
Kurse në ekipore Kosova në kumite, fitoj nga ajo e Malit te Zi, pastaj humbi nga Portugalia. Drejtësinë me përpikëri te madhe në ketë kampionat është duke ndarë edhe gjyqtari nga FKK-ja me licencë botërore Ardian Muhadri, ku ndau drejtuesin në shumë finale dhe ishte edhe gjyqtarë kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat