Pas puthjes kontroverse ndaj gazetares në transmetim direkt, boksieri bën veprimin e papritur

Sporti

Pas puthjes kontroverse ndaj gazetares në transmetim direkt, boksieri bën veprimin e papritur

Më: 9 prill 2019 Në ora: 13:22
Kurbat Pulev

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev më në fund ka kërkuar falje pasi e puthi gazetaren, Jenny Sushe gjatë një interviste pas fitores ndaj Bogdan Dinu.

37-vjeçari fillimisht refuzoi të kërkonte falje, duke pohuar se ata njihen me njëri-tjetrin dhe se janë shokë.

Puthja ndodhi pasi Sushe e pyeti boksierin nëse ai e meriton të përballet me Tyson Furyn në përballjen e ardhshme.

Raportohet se gazetarja në fjalë është duke marrë masa ligjore ndaj boksierit të peshave të rënda për incidentin.

Pas puthjes kontroverse, Pulev është pezulluar nga Komisioni Shtetëror i Sportit në Kaliforni pasi ka shkelur parimet e respektit.

Duke folur për “120 minutes”, Pulev insiston se ajo që bëri ishte jashtë karakterit të tij.

“Më vjen keq, më vjen keq për atë që ka ndodhur me Sushe. Nëse do të mund ta riktheja kohën, nuk do ta bëja këtë”, tha Pulev.

“Por, unë jam tip temperament dhe e bëra këtë nga lumturia”, shtoi ish-kandidati për titullin e kampionit të botës në pesha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat