Hoepelman ligjëron për vaterpolo në Kosovë! - Bota Sot
Hoepelman ligjëron për vaterpolo në Kosovë!

Sporti

Hoepelman ligjëron për vaterpolo në Kosovë!

Më: 10 prill 2019 Në ora: 16:05
Hoepelman ligjëron për vaterpolo në Kosovë!

Federata e Notit e Kosovës, konfirmon se Andy Hoepelman do të ligjërojë në vendon tonë. “Andy Hoepelman do të ligjëroj në seminarin ndërkombëtar të FINA, në Kosovë për gjyqtarët e vaterpolos, seminar që organizohet nga Federata e Notit e Kosovës dhe mbështetet nga Federata Ndërkombëtare e Notit - FINA. Në këtë seminar do të ketë pjesëmarrës dhe nga Suedia, Shqipëria dhe Kosova, është ky një fillim i mirë për të mësuar për Sportin e vaterpolos si dhe një vazhdim i realizimit të planit dhe programit të Federatës në avancimin e resurseve njerzore për sportet ujore! Hoepelman është një prej njohësve shumë të mirë të vaterpolos dhe gjithashtu fitues i medaljes së bronztë Olimpike me Holandën në vitin 1976 në LO të zhvilluara në Montreal!”, bëhet e ditur nga Federata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...