Karateistët mitrovicas fituan 6 medalje në Turneun ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2019”

Sporti

Karateistët mitrovicas fituan 6 medalje në Turneun ndërkombëtar të Karatesë “Ulqini Open 2019”

Nga: F. B. Më: 15 prill 2019 Në ora: 22:08
Foto

Kështu dje ata ishin pjesëmarrës në Turneun Ndërkombëtar të Karetesë “Ulqini Open 2019”, ku morën pjesë garues nga disa vende ballkanike, ndërsa për prestigjin e këtij turneu flet vetë numri prej 17 viteve që mbahet rregullisht.

Trajneri i KK “Mitrovica” Idriz Baruti ka thënë se Klubi ynë pati një paraqitje solide në këtë turne ndërkombëtar, duke fituar 6 medalje, prej të cilave një të artë , dy argjendi dhe tri bronzi.

Medaljen e artë për KK “Mitrovica” e fitoi karateistja Kaltrina Peci e cila garoi në kategorinë e grupmoshave deri 12 vjet, që bindshëm dëshmoi potencial dhe premton shumë.

Ndërkohë paraqitje solide dhe medalje argjendi në qytetin buzë Ibrit sollën karateistët Jon Rrukolli dhe Albin Merovci.

Ndërkohë vende të treta nderi dhe medalje bronzi fituan Armend Smajli, Diana Kajtazi dhe Lea Rrukolli.

Klubi i Karatesë “Mitrovica” falënderon përzemërsisht prindërit dhe trajnerët për përkrahjen dhe kontributin e çmuar që po japin për rezultatet dhe sukseset e karateistëve mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat