Sot në Kaçanik do të përurohet terreni sportiv, një investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në përurim do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, si dhe autoritetet lokale.
Po ashtu, do të nënshkruhen dy memorandume të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe Komunës së Kaçanikut.