Mbi 2 mijë fëmijë do të garojnë nesër në Festivalin Sportiv

Sporti

Mbi 2 mijë fëmijë do të garojnë nesër në Festivalin Sportiv

Më: 18 prill 2019 Në ora: 16:37
Mbi 2 mijë fëmijë do të garojnë nesër në Festivalin Sportiv

Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, nesër (e premte) do të mbahet Festivali i parë Sportiv për Parafillorët e Komunës së Prishtinës.
Festivali me moton “Premtoj fort, do të merrem me sport”, do të mbahet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, duke filluar prej orës 09:15.
Qëllimi i Festivalit është masivizimi i sportit dhe joshja e fëmijëve për t’u marrë me sport.
Hapja dhe mbyllja e Festivalit do të jetë imitim i Lojërave Olimpike, ndërsa fëmijët do të kenë rastin që për herë të parë të shpalosin talentin e tyre në futboll dhe atletikë.
Dhjetëra ekipe, meshkuj dhe femra do të synojnë të bëhen kampionët e parë të Prishtinës në futboll, kurse dhjetëra të tillë do të provojnë disiplinat e atletikës si: vrapim, kërcim dhe hedhje të gjyles së imituar.
Festivali mbahet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Dyert e stadiumit Fadil Vokrri do të jenë të hapura për prindër, nxënës të tjerë dhe tifozë të ndryshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat